U raportuar se është shtatzënë, e dashura e Ledrit publikon foto dhe i jep fund debatit

14:40 | 25 Qershor 2020

Kohëve të fundit është spekuluar shumë se e dashura e Ledrit, Sara Hoxha është shtatzëne.

Sara Hoxha dhe Ledri Vula nuk po e fshehin më romancën, dhe së fundmi është përmendur se e dashura e këngëtarit mund të jetë shtatzënë.

Çifti nuk ka komentuar rreth kësaj çështjeje, mirëpo me fotografinë e publikuar së fundmi në Instagram, ku Sara zbulon barkun mund të shohim se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

Çifti simpatik kanë rrëmbyer edhe zemrën e publikut, dhe sipas të ëmës së këngëtarit martesa mund të ndodh shumë shpejt.

Komento: