U raportuar se Haradinajt ju refuzua viza amerikane, vjen reagimi i Qeverisë

19:09 | 14 Janar 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj duket se i është refuzuar viza amerikane.

Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj nuk ka konfirmuar lajmin se të parit të ekzekutivit i është refuzuar viza amerikane. Ai i ka thënë Express’it se deri më tani nuk kanë asgjë zyrtare për këtë temë

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar sot se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon të heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Por, Avni Arifi, shef i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka konfirmuar lajmin se kreut të ekzekutivit i është refuzuar viza amerikane.

“Deri më tani, nuk kemi asgjë zyrtare për këtë temë”, ka thënë Arifi.

Sipas Al Jazeera Balkans, pasi që Haradinaj nuk mori vizë amerikane, ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punën e një konference mbi Ballkanin në fillim të shkurtit.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga një nga organizatorët, ka njoftuar rrjeti televiziv.

Komento: