Një person ka ndërruar jetë dje, pasi ishte rrëzuar nga një lartësi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:55, në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas policisë, derisa ishin duke u kryer disa punime, viktima është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur.
“Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës” thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.