Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrotulluar me traktorin e tij në një vend malor.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren, 16.09.2021-16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.