U shkarkua nga detyra, ja ҫfarë thotë Rikalo pas kësaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U shkarkua nga detyra, ja ҫfarë thotë Rikalo pas kësaj

12:13 | 03 Shkurt 2019

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, është shkarkuar dje nga detyra, nga Kryeministri Haradinaj.

E lidhur me këtë ka reaguar Rikalo, i cili për RTS, ka thënë se ky ndryshim tregon se serbët nuk kanë vend në institucionet e Kosovës.

Nenad Rikalo ka treguar se lajmin për shkarkim e kishte marrë me mesazh SMS, derisa ka shtuar se lidhur me shkarkimin nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare, përcjell lajmi.net.

“Ky ndërrim nga Haradinaj është dëshmi se për serbët nuk ka vend në Kosovë. Ai në Facebook ka shkruar se përpiqet për punë me të gjitha komunitetet, se taksa 100 për qind nuk është kundër serbëve. Nuk është problem çfarë thotë ai, por rezultatet tregojnë se me vendimet që i marrin çdo ditë, si ky për Trepçën, tregojnë se serbët nuk kanë vend në Kosovë dhe se në Kosovë nuk ka jetë për ta”, ka thënë Rikalo.

Komento: