U shkarkua Gattuso, vjen reagimi i papritur nga Mirabelli – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U shkarkua Gattuso, vjen reagimi i papritur nga Mirabelli

22:44 | 28 Maj 2019

Ish-drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka folur në Twitter rreth lajmeve që dalin nga Casa Milan sot se Gennaro Gattuso u alarg nga roli i tij me pëlqimin e ndërsjellë.

Mirabelli mori kohë për të lavdëruar Gattuso dhe për të zbuluar atë që trajneri bëri mirë për klubin, përcjell ORAinfo.

“Rino Gattuso në Milan dha shpirt, lojë dhe disa rezultate të rëndësishme. Vendimi i tij për të zgjidhur me pëlqimin e ndërsjelltë meriton respekt të madh: është zgjedhja e një njeriu të madh futbolli, i një trajner të madh”, ka përfunduar Maribelli./ORAinfo/

Komento: