U shkatërrua nga koronavirusi, qyteti në Brazil arrin imunitetin e tufës: COVID-19 po shuhet vetë

20:25 | 26 Gusht 2020

Qyteti brazilian i Manausit, ku trupat e të vdekurve nga koronavirusi ishin aq shumë sa u desh të mbaheshin në kamionë frigoriferikë, mund të ketë arritur imunitetin e tufës thonë shkencëtarët.

Manausi që u godit aq fort nga sëmundja, sot po përjeton një rënie të pashpjegueshme të rasteve më Covid 19, vdekjeve dhe shtrimeve në spital, kjo pavarësisht faktit të mungesës së kontrollit dhe masave të sigurisë.

Kjo sipas ekspertëve mund të ketë vetëm një shpjegim: që virusi atje praktikisht, po shuhet vetë! Qyteti i ndodhur në mesin e një pylli tropikal, u shkatërrua nga sëmundja kur ajo ishte në pikun e saj. Ai mbushi faqet e gazetave ndërkombëtare katër muaj më parë kur pamjet me dronë treguan buldozerët që gërrmonin varre masive për viktimat e Covid 19.

Me qindra trupa u vendosën në kamionë frigoriferikë në skena që u përshkruan të ngjashme më ato të një “filmi horror”.

Por ndryshe nga shumica e rajoneve në Azi dhe Europë, Manaus nuk u vendos kurrë në karantinë, e nuk zbatoi as distancimin social dhe as vënien e maskave. Tani duket se ka arritur imunitetin e shumëpërfolur të tufës, ose të paktën dicka të përafërt.

Komento: