U shpall kampion i Evropës, ja çfarë deklaron Klopp pas ndeshjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U shpall kampion i Evropës, ja çfarë deklaron Klopp pas ndeshjes

23:39 | 01 Qershor 2019

Klopp nuk mund ta fshehë gëzimin pasi që klubi i tij u shpall Kampion Evrope.

Pas shumë finaleve të humbura, Jurgen Klopp më në fund ia arriti të ngrejë lart trofeun e Champioin League aq shumë të lakmuar.

Trajneri gjerman foli pas finales për mikrofonin e Sky Sport duke u shprehur se nuk ishte një deshje e mirë por në fund ia dolën të rrëmbenin trofeun.

“Nuk ishte një ndeshje e mirë, por ne të gjithë luftuam, madje edhe kundërshtarët tanë. Ne ëndërruam për këtë trofe, donim të fitonim pas një sezoni kaq të gjatë, duhej ta bënim për tifozët, unë ia dedikoj këtë sukses familjes time, kam vuajtur kur kam humbur finalet e tjera, ia kushtoj fitoren stafit tim, tifozëve, jam krenar për këtë klub “, u shpreh gjermani.

Komento: