U shpall kampion në Angli, Guardiola ka disa fjalë për Liverpoolin

22:07 | 12 Maj 2019

Manchester City e zyrtarisht është kampion i Premier League.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka falënderuar Liverpoolin pasi skuadra e tij u shpall kampione në Premier League.

Guardiola ka thënë se pikërisht kjo skuadër ndihmoi Cityn që të rrisë standardin në Premier League.

“Ne punuan shumë, duhet të urojmë Liverpoolin, sigurisht, dhe të falënderojmë sepse na kanë ndihmuar të shtyjmë përpara e të rrisim standardin tonë nga sezoni i shkuar”.

“Ishte titulli më i vështirë që kam fituar në karrierë. Të marrësh 198 pikë për dy sezone është e mrekullueshme. Për të fituar titullin na u desh të fitonim 14 ndeshje rresht – e dinim që para tre muajsh se s’mund të lëshonim më pikë”, ka shtuar ai.

Manchester City arriti të shpallej kampion me 98 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli.

Komento: