U shtir se ishte i sëmurë, klubi holandez përjashton futbollistin

20:14 | 07 Maj 2019

Pretendoi se ishte sëmurë për të parë Ajax-Tottenham.

Jordie Van der Laan është përjashtuar nga skuadra e kategorisë së dytë holandeze Telstar pasi pretendoi të ishte sëmurë vetëm që të shihte ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League të Ajax ndaj Tottenham.

Sulmuesi 25-vjeçar gënjeu klubin dhe udhëtoi në Londër për të parë fitoren 1-0 të Ajax ndaj Tottenham, transmeton telesport.

Van der Laan është ndëshkuar ashpër, klubi i tij ka prishur kontratën që pritej të skadonte në verë.

Lojtari pretendon se tha të vërtetën përpara se të udhëtonte në Londër, me kamerat televizive që e kanë kapur në mes të turmës në shkallët e stadiumit.

Si pasojë, holandezi tani është duke kërkuar një klub të ri.

Komento: