U sulmua nga 20 qen endacakë, ky është rrefimi i qytetarit

20:55 | 18 January 2019

Sulmet nga qentë endacak nuk kanë të ndalur.

Lëndime të shumta trupore nga kafshimi i qenve endacakë, ka marrë Skënder Nimani.

Secili nga qytetarët mund ta ketë fatin e Skender Nimanit, i cili, mëngjesin e 10 janarit, ka luftuar me hiç më pak se 20 qenë në rrugën “ Xhavit Ahmeti” të kryeqytetit, raporton KTV.

Nimani ka treguar për sulmin e përjetuar.

Sipas tij, ka qenë çështje minutash rezistenca e tij, sepse dikur ka menduar të dorëzohet, por kishte marrë ndihmë një kalimtar i rastit.

Skender Nimani thotë që nuk është trajtuar mirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Përkundër faktit që drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, kishte konfirmuar që do të fliste para kamerës së KTV- së, ai në fund të ditës ka thënë se për shkak të kohës nuk ka mundësi të deklarohet.

E, për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë dhe rrezikun që u kanoset qytetarëve nga ta, zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk i janë përgjigjur KTV-së.

Komento: