
Këngëtari kosovar, Mehdin Pergjeçaj-Meda, ditën e sotme ka hapur zemrën me ndjekësit.
Përmes një postimi në Instastory ka kujtuar nënën e ndjerë në një vjetorin e vdekjes, shkruan Indeksonline.
“U takofshim në xhenet”, shkroi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
“U mbush një vit pa ty nana jem. Thonë që koha i shëron plagët, por plaga jote nuk paska shërim. U takofshim në xhenet nana jem”, ka shkruar ai.

