U takua me drejtuesit e Milanit, Leao tregon çka ndodhi!

15:59 | 30 November 2022

“Takim pozitiv me Milan, flasim prapë pas Botërorit”

Rafael Leao ishte i relaksuar kur ka folur për rinovimin e mundshëm të kontratës së tij me Milan, duke konfirmuar që bisedimet e reja do të mbahen pas Botërorit të Katarit.

Sulmuesit 23 vjeçar portugez i kanë mbetur 18 muaj në kontratën e tij me Kuqezinjtë dhe ardhmja e tij është bërë një temë e nxehtë në kryeqytetin e Lombardisë muajve të fundit, me klubin që është gati për t’i ofruar atij një kontratë të re. Leao për momentin është në Botëror me Kombëtaren e tij, por zërat për të ardhmen e tij nuk janë ndalur.

Duke folur për La Gazzetta Dello Sport, Leao ka dhënë një lajm të shkurtër për kontratën e tij në Milan.

“Jam i lumtur, krenarm tani do të koncentrohem në Botëror, pastaj do të flasë me Milan porsa të kthehem”.

“A dëshiroj unë të nënshkruaj kontratë? Edhe para se t’i bashkohem Kombëtares në kemi pasur një takim me Maldinin, ishte pozitiv, kështu që kur të kthehem në Milan ne do flasim përsëri”.

Milan ende duhet të gjejë një zgjidhje për një kontratë të re me Leaon, që do t’i zgjidhte disa probleme. E para është shumë 19 milionë euro që sulmuesi portugez ia ka borxh Sportingut pasi shkëputi kontratën njëanshëm më 2018 dhe e dyta janë kërkesat për pagën e tij nga agjentët e lojtarit.

Kuqezinjtë i kanë ofruar atij një marrëveshje prej gjashtë milionë euro pagë në sezon, por agjenti i tij Jorge mendes dhe avokati i tij, Ted Dimvula dëshirojnë shifra më të mëdha.

Komento: