U tha që po e transferon Milan, nuk do ta besoni cili ekip po e kërkon sulmuesin Milik

11:35 | 18 April 2020

Mauro Icardi ka një konkurent të fortë madje shumë të fortë në garën për të veshur fanellën numër 9 të Juventusit.

Bëhet fjalë për sulmuesin polka të Napolit, Arkadiusz Milik, i cili në mënyrë surprizë ka përfunduar në radarët e klubit bardhezi dhe mund të jetë pikërisht ai që mund të zëvendësojë në merkaton e verës, argjentinasin Gonzalo Higuian te kampionët e Italisë.

Milik është zgjedhja e parë për sulmin e trajnerit të Juventusit Maurizio Sarri, që e preferon më tepër krahasuar me Icardin jo vetëm për çështje teknike apo taktike.

Polaku e njeh mirë Serinë A dhe mbi të gjitha Sarrin ndërkohë që është vetëm 26-vjeç. Ai do të ishte partneri ideal i Cristiano Ronaldos në sulm por edhe i Dybalës duke parë karakteristikat.

Milik ka kontratë deri në vitin 2021 me Napolin dhe ndryshe nga Icardi kartoni i tij mund t’i kushtojë shumë më pak Juves dhe tratativa mund të jetë më e lehtë se ajo me Interin për Mauriton.

Komento: