U tha që stema e Ushtrisë së Kosovës është e vjedhur, reagon njëri nga krijuesit e saj

15:45 | 07 Janar 2019

Sot u raportua se Emblema e FSK’së është ngjashme me një kompanie të sigurimeve në SHBA.

Për këtë ka folur njëri nga krijuesit e saj, Taulant Qerkini, i cili ka thënë se projekti i emblemës daton që nga viti 2008

Qerkini ka thënë se emblema ndoshta edhe është kopjuar, mirëpo jo nga ana e tyre, pasi sipas tij, simbolet e FSK’së janë krijuar në vitin 2008, e jo tani kur është bërë ushtria.

“Emblema është e kopjuar, por ndoshta jo prej neve. Në fakt simbolet e FSK-së, projekti ka qenë në vitin 2008 e jo kur është bërë Ushtria. Ushtria është bërë tash, por dizajnet kanë qenë qysh nga viti 2008. Kjo si kompani e pashë që ish themelu në vitin 2003, por logot ribrendohen. Publiku këto i ka pa në fakt prej që është krijuar Ushtria, mirëpo këto logo janë të dizajnuar nga Initi, unë dhe Alban Gagica. Ne e kemi përdorur formën e shqiponjës, domethënë shqiponjën si simbol, dhe i kemi bërë dizajnet e tona”, ka thënë Qerkini për Telegrafin.

Ai tutje ka bërë të ditur se emblema e Ushtrisë së Kosovës e ka një detaj të cilin nuk e ka ajo e kompanisë së sigurimeve në SHBA.

“Edhe një informacion, në dizajnet tona janë nga gjashtë vija të rrufesë anash për shkak të flamurit pra minoriteteve që janë në Kosovë. Kurse në logon e tyre janë pesë, për shkak se sigurisht nuk ua ka zënë tekstin”, ka thënë Qerkini.

Këtë stemë FSK-ja e ka zyrtarizuar më 21 janar 2009, ndërsa kjo kompani e sigurimeve thotë se është themeluar më 2003 në SHBA.

Komento: