U tha se është i dashuri ‘mister’ i Efit, vjen reagimi i papritur nga Bruno!

16:40 | 10 Shkurt 2023

Efi Dhedhes ka konfirmuar kohë më parë lidhjen e saj të dashurisë, por pa zbuluar se kush është personi që i ka marr zemrën.

Teksa të gjithë u bënë shumë kurioz për të ditur kush ia ka marrë zemrën bukuroshes, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bruno Shemsho i ka habitur të gjithë.

Në promon e emisionit “Opening up”, ai ka deklaruar se është në lidhje ndërsa ndonëse e ndarë në pjesë, deklaratat e tij lanë të kuptohet se ai është i dashuri i Efit.

‘’Jam në një marrëdhënie dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Bruno ndërsa dëgjohet teksa përmend edhe ish-konkurrenten.

Por duket se deklarata e tij është keqkuptuar pasi ish-konkurrenti ka reaguar menjëherë pas përhapjes së lajmeve.

Me fjalë të ashpëra ai ka mohuar se është Efi e dashura e tij duke thënë se vajza që ka në krah nuk është personazh i njohur.

Se çka ka dashur të thotë Bruno dhe pse përmendi Efin na mbetet të presim videon e plotë.

Shiko foton…

Komento: