U tha se ishte e fejuar, vjen reagimi i Jasminës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U tha se ishte e fejuar, vjen reagimi i Jasminës

18:41 | 30 Korrik 2021

A ka qenë e fejuar më herët? Jasmina flet vet për ‘temën e nxehtë’.

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, ka qenë njëra ndër konkurrentet më të përfolura gjatë kohës që ishte në emision e sidomos për shkak të romancës së saj me Andin.

Si personazhe publikë, lajme të shumta qarkulluan për personazhet e “Për’puthen”, ndërsa për Jasminën u tha se para emisionit kishte qenë e fejuar.

Këtyre aludimeve, ish-konkurrentja i është përgjigjur për herë të parë në InstaStory, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj.

“A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar? Në Dibër flasin shumë për ty”- e pyeti dikush.

“Unë në Dibër nuk kam qenë që tre vjeç, kur u fejova? Mbasi hyra në ‘Për’puthen’, se para kësaj as nuk më njihnin. Ahh, njerëzit e shkretë, i zgjidhën gjithë hallet e tyre, kaluan tek të miat,”- u përgjigj ajo.

Gjatë bisedës u hap sërish tema e Andit, ndërsa Jasmina bëri disa deklarata të papritura.

“Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin.

“Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre.

Komento: