U tha se ka marrëveshje me Lazion, Romagnoli habit të gjithë me këtë deklaratë

11:36 | 27 Prill 2022

Qendërmbrojtësi italian, Alessio Romagnoli ka folur lidhur me spekulimet që e çojnë te Lazio.

Romagnoli thuhet se ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Lazio si lojtar i lirë, por ai ka hedhur poshtë këtë mundësi së fundmi.

Alessio e ka cilësuar këtë si një shpikje të mediave dhe ka mbetur i befasuar me raportimet.

“Nuk e kuptoj se si një gazetë mund t’i shpikë këto lloj gjërash”, ka thënë Romagnoli.

“Kjo tregon mungesë respekti”, shtoi italiani.

27 vjeçari ka qenë gjithmonë tifoz i Lazio, përkundër faktit se u rrit në akademinë e Romës.

Komento: