Gjatë ditës së sotme, u raportua se aeroplani i linjës Sttutgart-Prishtinë, u përfshi nga zjarri dhe pas kësaj, ateroi në Slloveni.
Por, duket se një lajm i tillë nuk ishte i vërtetë, shkruan ORAinfo.
Ngjarjen se si ndodhi, e rrëfeu Arton Fazliu, njëri nga pasagjerët e këtij udhëtimi, duke u shprehur i revoltuar me mediat të cilat shpërndan një lajm të tillë, që sipas tij, sjelli frikë dhe shqetësim.
E vërteta e vetme në këtë lajm ishte se aeroplani nuk arriti në Prishtinë në kohën e paraparë. Por, kjo ndodhi për shkak të një defekti teknik dhe për ҫështje sigurie aeroplani u kthye sërish në Stuttgart, pra jo në Slloveni ashtu siҫ u raportua, shkruan ORAinfo.
Pasi janë marrë masat e duhura për të ofruar siguri, pas një ore është bërë zëvëndësimi i aeroplanit me një aeroplan tjetër dhe rreth orës 17:00, aeroplani me pasagjerë ka arritur shëndoshë e mirë në Prishtinë.
“Në këto momente, të gjithë pasagjerët sigurisht se janë në mesin e familjarëve të tyre”- tha ndër të tjera Fazliu./ORAinfo/ Genita Ukaj
Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e tij si dhe disa pamje nga vendi i ngjarjes:
"Merr flakë aeroplani i linjës Stuttgart-Prishtinë…"!Miq, gjatë ditës së sotme sigurisht jeni shqetësuar nga një lajm i tillë i publikuar nga mediat tona. Këtyre të fundit aq ju bënë që permes lajmeve te pakonfirmuara dhe te pazyrtarizuara sjellin frikë dhe shqetësim në mesin tonë. Mbi gjithçka, për ta qëndron klikimi dhe përfitimi, prandaj nuk është diçka e re për tu befasuar.Si pasagjer i linjës së fluturimit që është paraparë të realizohet sot nga aeroporti i Stutgartit për në aeroportin e Prishtinës, e ndjej për obligim të sqaroj ecurinë e fluturimit në mënyrë që opinioni ta ketë inormacionin e vërtetë nga dikush që ka qenë në vendngjarje.Fluturimi EW5712, perkatesisht aeroplani "Air Berlin", që është në menagjim të kompanisë " Eurowings", në ora 10:35 nga aeroporti i Stutgartit e ka nisur fluturimin e tij të rregullt në drejtim të aeroportit të Prishtinës. Arritja në Prishtinë është paraparë të realizohet rreth orës 12:35. Megjithatë, pas një orë fluturimi kemi marrë informacionin se arritja për në Prishtinë nuk mund të realizohet ngase është paraqitur një defekt teknik, prandaj për shkaqe sigurie duhet të kthehemi sërish në Stuttgart (nuk ka ateruar në Slloveni). Kthimi në aeroport është realizuar dhe sigurisht se autoritetet gjermane kanë marrë të gjitha masat e duhura për të na ofruar siguri, duke angazhuar policinë, zjarrëfikësit (këta angazhohen gjithmonë, jo sepse aeroplani ishte kapluar nga flakët) dhe ekipet tjera emergjente. Pas një ore është bërë zëvendësimi i aeroplanit me një aeroplan tjetër, po ashtu nga kompania "Eurowings", dhe rreth orës 17:00 kemi arritë shëndosh e mirë në Prishtinë. Në këto momente të gjithë pasagjerët sigurisht se janë në mesin e familjarëve të tyre.
Публикувахте от Arton Fazliu в Неделя, 13 януари 2019 г.