U tha se Neymar është zënë me bashkëlojtarin e tij, vjen reagimi i PGS-së

21:07 | 08 Maj 2019

U tha se Neymari është kacafytur me një bashkëlojtar, e pas kësaj ka reaguar PSG-ja.

Ekipi i Thomas Tuchel po kalon nëpër një formë të tmerrshme kohëve të fundit, pasi humbi në finale të Kupës së Francës në penallti ndaj Rennes më 27 prill.

Gazeta franceze Le Parisien raportoi se Neymar dhe Draxler u përleshën pasi mesfushori gjerman e kishte akuzuar brazilianin se po tregohej egoist në fushë pas humbjes së PSG0së 3:2 ndaj Montpellier.

Kjo s’i kishte pëlqyer Neymarit, i cili i kishte reaguar gjermanit: “Kush je ti të më flasësh mua kështu? Ti di të bësh vetëm pasime prapa”.

Por, gjiganti francez i ka mohuar akuzat për një përleshje mes tyre.

“Lojë e çuditshme nga Le Parisien: duke prezantuar Neymarin, një fenomen të futbollit botëror, si lojtar i cili përleshet me bashkëlojtarët në zhveshtore. Si mund të trilloni gjëra të tilla? A ishit ju në zhveshtore?”, thuhet në reagimin e PSG-së.

Komento: