Ibrahimovic befason me numrin e ri në fanellën e Milanit.
Zlatan Ibrahimovic duket se ka vendosur ta ndryshojë numrin në fanellën e Milanit.
Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Milan.
Sulmuesi suedez do të vazhdojë të luajë për Rossonerët deri në verën e vitit 2021.
Në ndërkohë, ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me mesazhin: “Siç kam thënë….vetëm jam duke u ngrohur”, transmeton lajmi.
Mirëpo, ajo që shihet në fotografinë e publikuar është se Ibrahimovic ka ndryshuar numrin në fanellë nga 21 në 11.