U tha se polici pranoi fajin, prokuroria tregon se ҫfarë ndodhi aty – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U tha se polici pranoi fajin, prokuroria tregon se ҫfarë ndodhi aty

14:03 | 08 Shkurt 2019

U tha se polici Vesel Veseli e kishte pranuar fajin për keqpërdorimin e 16 vjeҫares nga Drenasi.

Por, tha prokurori i shtetit Ibrahim Berisha, ku konfirmoi se i dyshuari nuk e ka pranuar fajësinë për këtë rast

Polici që po dyshohet për keqpërdorim të nxënëses nga Drenasi, është raportuar se ka pranuar fajësinë për keqpërdorim.

Gazeta Express ka biseduar me prokurorin e shtetit, Ibrahim Berisha, i cili ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se Vesel Veseli nuk e ka pranuar fajësinë.

“Jo, jo, nuk e ka pranu fajësinë. Atij veç i është caktu masa e ndalimit, e nuk ka të bëjë me pranim të fajësisë kjo”, ka thënë Berisha.

Policit Vesel Veseli i është caktuar masa prej 30 ditësh ndalim. Ndërsa profesori është kapur. Njësoj edhe gjinekologu.

Komento: