Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prokuror nga Gjilani.
Prokuroria e Gjilanit është sqaruar lidhur me raportimet e fundit se prokurori Esat Ademi ka porositur përmes rrjeteve sociale produkte me potencë seksuale e të cilat ka kërkuar t’i dorëzohen në zyrën e tij.
Përmes një komunikate për media, nga Prokuroria e Gjilanit thonë se dikush e ka keqpërdorur llogarinë e prokurorit në fjalë.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti, menjëherë ka ndërmarrë veprime hetimore, duke autorizuar Policinë – Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike, në Prishtinë, që të fillojë grumbullimin e provave, në mënyrë që të zbulohen personat që kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit të shtetit, në drejtim të veprës penale ‘’Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike’’, nga neni 199 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që më datë të papërcaktuar dhe pa autorizim është bërë ndërhyrje dhe komunikim elektronik, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, me qëllim të cenimit të integritetit të tij personal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.