U tha se vajza e prekur nga koronavirusi punonte për Caristas, reagon vet organizata

20:32 | 13 Mars 2020

Dy raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, një 77 vjeҫar nga Kosova dhe një 20 vjeҫare nga Italia.

Në rastin ku bëhet fjalë për vajzën italiane u tha se ajo punonte për organizatën Caristas, shkruan ORAinfo.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar vet organizata, duke thënë se punëtorja italiane e diagnostifikuar me virusin Covid-19 nuk është punëtore e Caristas Kosova.

Për më tepër në njoftimin e tyre thuhet se vajza në fjalë nuk ka asnjë relacion me organizatën e tyre.

Ndër të tjera, Caristas Kosova shprehi keqardhje për këto raste të diagnostifikuara dhe bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Kosovës të zbatojnë në mënyrë strikte masat parandaluese./ORAinfo/

Komento: