U tha se Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale, vjen reagimi nga PDK-ja

22:13 | 09 Nëntor 2020

PDK ka thënë se është i pavërtetë lajmi se nënkryetari Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nënkryetari i saj Xhavit Haliti nuk është ftuar nga Gjykata Speciale.

Reagimi i PDK’së vjen pasi disa medie në Republikën e Shqipërisë dolën me lajmin se ai është ftuar nga Specialja.

“Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ky është reagimi i plotë i PDK’së:

Nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake.

Komento: