Inter mund të rikthej sërish Sime Vrsaljko në Atletico Madrid këtë verë, pasi ata nuk janë të përgatitur për të blerë atë për 17.5 milionë euro.
Sipas AS, Inter e konsideron opsionin e tyre të blerjes për Vrsajlko, por do t’i rihapë bisedimet me Atletin për të parë nëse ata do të pranojnë një tarifë më të ulët, përcjell ORAinfo.
Gazeta është e sigurt se lojtari kroat do të bashkohet me Nerazzurrët përgjithmonë nëse çmimi i tij do të bjerë, por paralajmëron një kthim në Ëanda Metropolitano ‘nuk mund të përjashtohet’.
Interi ka paguar 6.5 milionë euro për të huazuar 27-vjeçarin verën e kaluar, por një lëndim në gju e ka kufizuar atë në vetëm 13 paraqitje këtë sezon. /ORAinfo/