U transferua pas asnjë cent në Juventus, ja sa para do të fitojë në vit Rabiot

13:59 | 01 Korrik 2019

Adrien Rabiot, ka arritur në Torino dhe ka kryer testet mjekësore në Juventus sot, raportoi Sky në Itali.

Sky Sports News raportoi të shtunën se mesfushori kishte pranuar kushtet personale me klubin,përcjell ORAinfo.

Sky në Itali raportojnë se francezi do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me kampionët e Serie A, në vlerë prej 6.3 milionë funte (7 milion euro) për sezonin.

Rabiot ishte lidhur me një lëvizje në Manchester United gjatë dritares së transferimit të verës./ORAinfo/

Komento: