U transferua te Reali, por ka idhull Messin dhe pëlqen Barcelonën

18:51 | 08 Janar 2019

Futbolli jo pak herë di të rezervojë gjëra interesante për tifozët.

Një fakt interesant vjen edhe nga Spanja, nga transferimin i fundit i Real Madrid.

‘Los Blancos’ kanë kompletuar transferimin e talentit Brahim Diaz nga Manchester Cityt.

Diaz, i ka kushtuar Real Madridit 18 milionë euro, ndërsa kishte kontratë me skuadrën nga ‘Etihad Stadium’ deri në fund të stinorit.

Por, talenti spanjoll, që ka filluar të admirohet te Real Madrid, është një tifoz i Barcelonës, dhe ka idhull Lionel Messin.

Këtë e ka zbuluar programi ‘Jugones’ i ‘La Sexta’, me publikimin e një interviste të Diaz, kur ishte 12 vjeçar dhe ishte pjesë e Malagas.

Në këtë intervistë, Diaz mes Real Madridit dhe Barcelonës zgjedh këta të fundit, duke shtuar se ka idhull Lionel Messin.

Komento: