U transferua vitin e kaluar te Milani, sivjet po largohet nga klubi

14:41 | 16 Gusht 2019

Agjenti i anësorit të Milanit Diego Laxalt, Ariel Krasouski, ka dhënë një intervistë për milanneës për të ardhmen e klientit të tij, duke zbuluar se ditët e tij në ngjyrat e kuqezinjve ka të ngjarë të numërohen.

“Tani për tani nuk ka asnjë lajm, por të martën pasdite ne po planifikojmë një takim në Casa Milan për të biseduar me udhëheqjen e kuqezinjve. Italia apo jashtë vendit? Asnjë preferencë, gjëja e rëndësishme është që është një klub i shkëlqyeshëm”, ka thënë ai.

Milan synon të shesë Laxalt në mënyrë që me parat e grumbulluara nga ai të transferojë ndonjë lojtar tjetër.

Lxalt nuk ka arritur të lë përshtypje te Milani dhe kështu rrallë ka qenë pjesë e formacionit startues. /ORAinfo/

Komento: