U turpërua keq Reali, ja çfarë ndodhi me Zidane pas ndeshjes

17:37 | 27 Korrik 2019

Reali si duket nuk është në ditët më të mira.

Skuadra e Diego Simeones deklasoi me rezultatin 7-3 “Los Blancos”, ndërsa pas ndeshejs Zidane u mundua të justifikojë lojtarët për ndeshjen e dobët.

Pas ndeshjes, Zidane u përpoq të justifikonte lojtarët e tij, duke iu thënë gazetarëve se ky ishte vetëm fillimi i sezonit, dhe ai besonte në ekipin e tij.

“Do të jemi të motivuar kur të fillon sezoni. Unë nuk dyshoj. Sezoni do të jetë i mirë. Nuk dyshoj”, tha Zidane.

Por kjo vlen vetëm sa për mediat pasi sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri francez ka shprehur nervozizmin e tij pasi refuzoi që të hyjë në dhomat e zhveshjes.

Zidane shkoi menjëherë në konferencën për shtyp, dhe pastaj hipi në autobusin e klubit për tu larguar drejt hotelit.

Komento: