U turpërua keq Reali, vjen reagimi i ashpër nga Zidane

17:48 | 19 Maj 2019

Real Madrid, duhet ta harrojë sa më shpejtë këtë sezon.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh pas humbjes së radhës në kampionat ndaj Real Betis. Duke folur pas ndeshjes strategu francez ka sqaruar situatën.

“Është e qartë, nuk është se ne nuk duam, por nuk mundemi, gjëja më e mirë që mund të na ndodhë është do të kemi kohë për të menduar për sezonin e ardhshëm. Duhet ta pranojmë se si ishte ky sezon dhe nuk duhet ta harrojmë. Duhet ta mbajmë mend shumë mirë në të ardhmen, do të na shërbejë.

Nuk them se do të fitojmë gjatë gjithë sezonit të ardhshëm, por ne do të kemi një sezon të mirë. Jam i bindur. Nuk ka justifikime, ne nuk kërkojmë alibi. Është e komplikuar. Ju thashë se duhet të provojmë dhe ja ku mbaroi. Të gjithë do të shkojnë të pushojnë dhe do të kthehen më entuziast”, deklaroi Zidane.

Komento: