U turpërua midis “San Siros”, ja çfarë thotë Gattuso – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

U turpërua midis “San Siros”, ja çfarë thotë Gattuso

00:00 | 18 Mars 2019

Gattuso sonte ka pësuar një humbje të papritur.

Trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso, ka folur për “Sky Sport” në përfundim të ndeshjes së humbur kundër Inter-it.

Për ndeshjen: “Inter u paraqit më mirë se ne në pjesën e parë, në të dytën kemi ndryshuar, kemi bërë pak më mirë. Duhet të kemi karakteristikat e duhura për të bërë një presing të lartë. Soto kemi vuajtur pasimet e tyre në vertikale, që kalonin 5/6 lojtarë njëherësh”.

Për ekipin dhe episodin Kessie-Biglia: “Nuk duhet të ndryshojë asgjë, pas golit të dytë të Inter-it mund të kishim pësuar edhe të tjerë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Skuadra është e gjallë, kemi luftuar, por më vjen keq për imazhin që është parë në momentin e daljes së Kessie”.

“Ka qenë humbja më e shëmtuar për mua. Ka diçka që nuk shkon. Po vuajmë në këto vite, sepse duhet të ketë respekt për të gjithë, nuk ka qenë një skenë e bukur. Ka qenë një humbje e dyfishtë, në fushë dhe jashtë saj. Përgjegjësia është e imja. Do të flas me këta lojtarë”.

Për paraqitjen: “Nuk mund t’i lejojmë hapësira kundërshtarit, duhet të mbyllemi, sot kemi gabuar në këtë aspekt”, ka thënë trajneri italian.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!