U turpërua midis Santiago Bernabeut, Solari befason me fjalët e tij

13:40 | 06 Mars 2019

Reali nuk i ka punët aspak mirë.

Trajneri i Real Madridit ka folur pas debaklit që skuadra e tij e pësoi nga Ajaxi.

Pas tre sezoneve rresht ku u shpallën kampionë të Evropës, Real Madridi u eliminua qysh në 1/8 e finales nga Ajaxi, duke u mposhtu brenda në Santiago Bernabeu me rezultat të thellë 1-4.

Kjo disfatë ka shtuar pyetjet rreth së ardhmes së trajnerit Santiago Solari, i cili me gjasë nuk do të jetë trajner i Realit për stinorin tjetër.

Megjithatë, argjentinasi thotë se nuk mendon që të jap dorëheqje dhe synon ta çoj deri në fund këtë stinor.

“Unë nuk kam ardhur në një moment kaq të vështirë në klub që të heq dorë”, tha ai.

“Askujt nuk i pëlqen të humbasë. Sezoni vazhdon. Na ndiqni në La Liga, kemi një distancë të madhe, por ne duhet ta mbyllim atë me profesionalizëm. Real Madridi është mbi të gjithë, mbi lojtarët dhe trajnerë”.

“Një mungesë e madhe ishte edhe kapiteni Ramos, pasi me të në fushë, gjërat do të ishin ndryshe”, theksoi Solari.

Komento: