U turpërua nga Evertoni, Solskjaer shokon me deklaratën e tij

18:21 | 21 Prill 2019

United është turpëruar sot nga Evertoni.

Manchester United ka është mposhtur 4-0 nga Everton, një disfatë e rëndë duke parë edhe mënyrën skandaloze sesi luajti skuadra e Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri kërkon reagimin nga skuadra, duke u rikujtuar lojtarëve se janë duke luajtur për Man United.

“Jemi shumë larg asaj që duam të jemi. Kur humb në kampionat në këtë mënyrë, të gjithë e kuptojnë se kanë shumë punë për të bërë.

Ky klub ka qenë poshtë edhe më parë, prandaj duhet të mundohemi të ngrihemi përsëri. Mbase nuk do të ndodhë brenda natës, por do të ndodhë.

Golat e pësuar ishin shumë të thjeshtë, ishim shumë keq me topin në zotërim. Nuk mund ta fshehim, duhet të themi me bindje se do të përmirësohemi.

Duhet t’i fitojmë katër ndeshje e mbetura dhe mbase do të kemi mundësi të përfundojmë mes katër më të mirëve. Nuk mjaftojnë fjalët, duhet të veprojmë.”

Nëse do të luash për këtë klub, atëherë duhet ta vërtetosh. Dua që skuadra ime të jetë ajo që punon më shumë në kampionat. Unë do të jem i suksesshëm këtu dhe disa lojtarë nuk do të jenë pjesë e atij suksesi

Komento: