U turpërua nga Juventus, vjen deklarata e papritur e Simeones

09:49 | 13 March 2019

Diego Simeone pranon se Atletico Madrid nuk ka fituar sepse kemi luajtur keq, por sepse Juventusi ka luajtur mirë.

Colchoneros kishte një avantazh 2-0, por u mposhtën 3-0 në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të, në sajë të një hat-trick të Cristiano Ronaldo përcjell ORAinfo.

“Juventusi luajti më mirë. Kishte një shanc nga Alvaro Morata, por jo shumë tjera. Juve vazhduan vazhdimisht dhe hynë në zonën tonë kështu që na u desh të mbrojmë “, tha Simeone në Sky Sport Italia dhe në konferencën e tij për shtyp.

“Unë duhet të përgëzoj Juventusin, sepse ata sulmuan shumë mirë. Ata bënë më mirë dhe meritonin fitoren. Është e vërtetë, kemi bërë edhe gabime, por ata bënë më mirë faktikisht”, ka thënë trajneri argjentinas./ORAinfo/

Komento: