Carvajal flet pas humbjes.
Daniel Carvajal ka befasuar me deklaratën e tij pas ndeshjes, e cila mund të shkojë edhe si mesazh për shokët e skuadrës.
Pas fitores minimale të Barcelonës, që është fitorja e dytë brenda një jave në ‘Bernabeu’, Carvajal është shprehur i shqetësuar, madje ka ndjerë edhe turp.
“Ne nuk na pëlqen të humbin në shtëpi. Barcelona nuk po ndihet e shqetësuar këtu, dhe ne ndihemi të turpëruar se si rivali kryesorë vjen në shtëpinë tonë dhe fiton ndaj nesh” ka thënë mbrojtësi spanjoll transmeton lajmi.net.
Carvajal në këtë takim u ndëshkua me karton të verdh, pasi e lëshuan nervat pas vendimeve të gjyqtarit, që sipas tij nuk ishin të duhura.