U vetëaksidentua, lëndohet një femër në Lipjan

19:51 | 22 Gusht 2019

Në një vetëaksident në qytetin e Lipjanti është lënduar një femër.

Një vetëaksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lipjanit, ku për pasojë një femër është lënduar.

Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën për një vetëaksident trafiku në Lipjan, ku është lënduar një person. E lënduara (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti duke mos dhënë detaje tjera shtesë.

Ahmeti ka shtuar se, aktualisht hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.

Komento: