Në mëngjesin e sotëm është grabitur një bankë në Prishtinë.
Sot në orët e hershme të mëngjesit, një degë e bankës TEB është grabitur nga katër persona.
Nga informacionet e para të policisë, dyshohet se ata fillimisht kishin hedhur eksploziv.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se janë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
Nga pamjet e publikuara, shihet se janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet ku është hedhur eksplozivi.