Lindita Preteni, mësuese në shkollën “Fazli Greiçevci” ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Mësohet së e ndjera pasi kishte ngrënë syfyr kishte fjetur dhe pastaj ishte gjetur e vdekur në shtrat.
Rasti për vdekjen e saj u bë i ditur përmes një postimi nga faqja e kësaj shkolle, ku në njoftim thuhet që sot ka ndërruar jetë mësuesja Lindita Preteni.
Tutje në njoftim është thënë që Lindita do mbetet e paharruar për ta dhe për nxënësit e saj, që me padurim prisnin Festën e Abetares.