Në malet e Kamenicës besohet se qëndroi për tre muaj.
E tek këtë javë, 70 vjeçari, Aziz Avdiu që është banor i Sojacës në Serbi, u gjet këndej kufirit nga banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës. Gjendja e tij nuk ishte aspak e mire.
Sefedin Maliqi që e gjeti derisa po kujdesej për bagëtinë, thotë se i moshuari nuk ishte në gjendje të mirë psiqike, pasi shfaqej i frikësuar se andej mund të hynte policia serbe.