“Ua kemi prishur planet rusëve, jemi në avantazh”, Zelensky i drejtohet kombit

13:27 | 26 Shkurt 2022

Zelensky i drejtohet kombit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur së fundmi një tjetër fjalim përpara qytetarëve të tij.

“Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë”, tha ai në një video-mesazh.

Zelensky konfirmoi se Kievi dhe qytetet kryesore rreth tij ishin ende nën kontrollin e ushtrisë. “U kemi prishur planet. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh”, bëri të ditur kreu i shtetit ukrainas.

Më tej ai tha se Rusia ka goditur zonat e banuara me raketa: “Shkatërrimi nga raketat dhe artileria e ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pushtimit të pushtuesve”.

Ai tha gjithashtu se Ukraina ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. “Tani ka ardhur momenti vendimtar për t’i dhënë fund diskutimeve shumëvjeçare” për anëtarësimin e Ukrainës në bllok.

Zelensky u bëri thirrje përsëri ukrainasve që t’i rezistojnë pushtimit rus. “Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë, kthehuni për të mbrojtur Ukrainën”, tha presidenti. g.v/abcnews.al

Komento: