
Edhe diaspora shqiptare në Hamburg të Gjermanisë i është bashkuar thirrjeve në mbështetje të UÇK-së, duke përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim”.
Shqiptarët e mbledhur në Hamburg kanë shprehur solidaritetin e tyre me ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe kanë përsëritur mesazhin: “Gjithmonë me UÇK-në”.
Me flamuj dhe pankarta në duar, diaspora shqiptare në Hamburg ka shprehur qëndrimin e saj në kuadër të protestave në mbështetje të çlirimtarëve që u dënuan me 81 vjet burg nga Specialja, njofton Klankosova