Udhëheqësi i Vietnamit premton luftë kundër korrupsionit dhe rritje ekonomike mbi 10%

11:26 | 20 Janar 2026
udheheqesi-i-vietnamit-premton-lufte-kunder-korrupsionit-dhe-rritje-ekonomike-mbi-10%

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, ka premtuar forcim të luftës kundër korrupsionit dhe rritje ekonomike vjetore mbi 10 për qind deri në vitin 2030, gjatë fjalimit të tij në kongresin kombëtar të partisë në Hanoi.

Duke iu drejtuar rreth 1,600 delegatëve, Lam theksoi se të gjitha shkeljet duhet të trajtohen, ndërsa bëri thirrje për reforma administrative, ulje të burokracisë dhe luftë ndaj shpërdorimit dhe negativitetit në qeverisje. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të tregtisë globale për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Raportet sugjerojnë se Lam po shqyrton marrjen e një roli të dyfishtë, duke mbajtur njëkohësisht postin e kreut të partisë dhe atë të presidentit, çka do t’i jepte atij pushtetin më të madh politik në Vietnam që nga përfundimi i luftës.

Dokumentet e paraqitura në kongres parashikojnë rritje ekonomike minimale prej 10 për qind në vit dhe zbatim më të rreptë të ligjit, me synim rikthimin e besimit publik dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.

Komento: