Udhëheqësit e arsimit profesional të shtetit të IOWA-s vizitojnë Qendrën Trajnuese të KEK-ut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Udhëheqësit e arsimit profesional të shtetit të IOWA-s vizitojnë Qendrën Trajnuese të KEK-ut

12:08 | 13 Maj 2019

Drejtori Ekzekutivë i Shërbimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës, (KEK),Edmond Nulleshi me bashkëpunëtorë, ka pritur në një vizitë z. Robert J. Denson, President i DMACC (rrjeti i kolegjeve profesionale) nga shteti IOWA-s të Shteteve të Bashkuara si dhe zëvendës presidentin z. Scott J. Ocken. Përndryshe, DMACC konsiderohet si një nga institucionet më të mira arsimore profesionale në IOWA – SHBA – dhe një nga institucionet që ka pas rritjet më të shpejte dhe sipas Javës së Kolegjit të Komunitetit.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për t’u njohur me për se afërmi me mundësitë që ofron KEK-u me Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Si dhe mundësinë e bashkëpunimit e dy institucioneve arsimore në të ardhmen.

Nulleshi, fillimisht e ka falënderuar z. Denson dhe z. Ocken për gatishmërinë që kanë treguar për ta vizituar KEK-un, respektivisht, Qendrën e Trajnimeve e po ashtu ka shpjeguar edhe për historikun e Qendrës së Trajnimeve dhe projektet e shumta që janë realizuar deri më tani në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore. “Objekti i Qendrës së Trajnimeve ka një sipërfaqe të brendshme prej 1572 m2. Është e pajisur me Laborator, salla të trajnimeve, punëtori dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Trajner profesional për mbajtje të trajnimeve për pjesën teorike dhe pjesën praktike dhe të cilët janë të certifikuar me standarde ndërkombëtare. Për më tepër, të gjitha programet janë të certifikuara me standarde ISO”, ka thënë z. Nulleshi. Me pas stafi i Qendrës Trajnuese ka prezantuar të gjitha programet me të cilat është e certifikuar kjo qendër.

Nga ana tjetër, Presidenti Denson është ndarë shumë i kënaqur me pritjen dhe prezantimin e kapaciteteve që ka kjo Qendër si dhe me prezantimin nga menaxhmenti dhe trajnuesit profesional të KEK-ut. “Vizita ne Qendrën Trajnuese të KEK-ut ka qenë shumë interesante dhe nga më impresionueset që kemi pasur në Kosovë. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm edhe një mundësi e mirë për kandidatët e interesuar që të ndjekin trajnimet dhe të përfitojnë nga kjo mundësi në mënyrë që të pajisën me njohuri për këto drejtime specifike. Është shumë e rëndësishme që kandidatët pajisen edhe me certifikata të njohura ndërkombëtare dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi bashkëpunim mes dy institucioneve arsimore”, ka potencuar ndër të tjera z. Denson.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!