“Udhëtim i paharrueshëm” – Presidentja e shijoi nga afër koncertin e Armend Rexhepagiqit

14:26 | 20 Korrik 2025
“Udhëtim i paharrueshëm” – Presidentja e shijoi nga afër koncertin e Armend Rexhepagiqit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shijoi nga afër koncertin e mbrëmshëm të artistit, Armend Rexhepagiqi, krah bashkëshortit, Prindonit dhe dy vajzave të tyre.

Ajo sot ndau fotografi në rrjete sociale për të treguar magjinë e koncertit në të cilin e para e vendit tha se kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme.

“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme. Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja. Faleminderit, Armend, për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostagji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën”, ka shkruar presidentja.

Komento: