Udhëtimi i Hashim Thaҫit në Washington konfirmohet nga Presidenca, por cila është arsyeja?

17:20 | 08 Tetor 2020

Presidenca konfirmon udhëtimin e Thaçit drejt Washingtonit, nuk tregohet arsyeja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për drejt Washingtonit.

Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur.

Megjithatë Zyra për Informim e Presidencës e ka konfirmuar se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Thaçi shkon në Washington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Komento: