Udhëtimi i Veselit bëri “bujë” të madhe, ja çfarë thonë nga Gjykata Speciale

18:52 | 03 May 2019

Lajmi për udhëtimin e Kadri Veselit për në Hagë bëri bujë të madhe.

Pas raportimeve se Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë, kjo e fundit nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj gjykate, Christopher Bennet, i cili ka refuzuar ta konfirmojë ftesën për Kryeparlamentarin Kadri.

“Unë nuk kam koment për këtë gjë. Gjykata Speciale nuk mund të komentojë për të dyshuarit apo për dëshmitarët e ftuar për intervistim”, ka thënë Christopher Bennet.

Komento: