Udhëtimi me Trafik Urban sot dhe nesër është pa pagesë

10:54 | 21 Maj 2022

Sot dhe nesër transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë sot dhe nesër.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa kanë bërë thirrje që të përdoret edhe transporti alternativ.

“Ju njoftojmë se sot dhe nesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafikun Urban do të jetë pa pagesë. Për të mirën e kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: