Udinese ka mposhtur Interin, me rezultat 3-1, në kuadër të javës së shtatë në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Nicolo Barellan, në minutën e 5’, derisa Udinese rezultatin e barazoi pas një autogoli të mbrojtësit të Interit, Milan Skrinar.
Pjesa e parë nuk prodhoi më gola dhe u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Udinese kaloi edhe njëherë në epërsi me Jaka Bijol, në minutën e 85’, derisa golin e vulosjes së fitores e realizoi Tolgay Arslan, në minutën e 93’.
Udinese pas fitores ngjitet në vendin e parë me 16 pikë, pas shtatë ndeshjeve, derisa Interi në pozitën e gjashtë me 12 sosh.