Udinese- Milan, formacionet zyrtare

11:48 | 01 Nëntor 2020

Milani për mos tu mposhtur luan në udhëtim te Udinese, formacionet zyrtare.

Milani është skuadra më në formë në kampionatin italian në këtë fillim sezoni.

Rossonerët në pesë ndeshjet e para kanë marrë katër fitore dhe një barazim, ku mbajnë kreun në renditje.

E në xhiron e gjashtë skuadra e Stefano Piolit luan në udhëtim te Udinese që nuk e ka nisur mirë këtë edicion.

Skuadra bardhezi ka pësuar katër humbje radhazi dhe ka një fitore, duke mbajtur vendin e 18-të në Serie A.

Milani udhëton për fitore në mënyrë që ta mbajë pozitën e parë, derisa Udinese synon që të shkaktojë befasi.

Formacionet zyrtare:

Udinese: Musso; Stryger-Larsen, De Maio, Becao, Samir; De Paul, Arslan, Pereyra; Pussetto, Okaka, Deulofeu.

Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic.

Komento: